Mustafa: Çmimet po rriten, qeveria në bisht të aeroplanit

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Sibel Halimi ka thënë se 95 ditë më parë LDK-ja i propozoi Qeverisë reduktimin e TVSH-së dhe akcizën e naftës, por thotë se u injoruan.
“LDK-ja më 7 mars, 95 ditë më parë, propozoi reduktimin e TVSH-së dhe akcizës së naftës. U injoruam nga Qeveria, me arsyetimin se kjo krizë është në të gjithë Evropën. Por Qeveria jonë është e vetmja që nuk ka marrë asnjë masë për të stabilizuar çmimin”, ka thënë Halimi në një konferencë për media.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka kritikuar qeverinë lidhur me mosreagimin ndaj rritjes së çmimeve në produkte bazike dhe atyre të derivateve.
“Qeveria nga çmimet e larta po vjelë tatime. Nëse për një periudhë të caktuar do të largoheshin TVSH-ja dhe akciza, nafta do të ishte 1.20 euro litri. Kjo qeveri po i merr 60 centë për çdo litër naftë. Teksa çmimet po rriten vazhdimisht, qeveria në bisht të aeroplanit, nga salla në sallë duke ligjëruar mbi internacionalen socialiste. Qeveria po pasuron vetveten, duke varfëruar qytetarët”, ka thënë Mustafa ndër tjera.
Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë (AAK) dje ka kritikuar qeverinë lidhur me rritjen e çmimeve në vend. AAK-ja ka propozuar përkrahjen e politikaneve fiskale dhe tatimore ku përfshihet heqja për 5 muaj të akcizës për naftën dhe shportës së konsumatorit me produktet bazike dhe nën dy kërkuan përkrahje direkte apo indirekte./21Media

Back to top button