Ulet numri i veturave të paregjistruara, 5% e tyre qarkullojnë në rrugët e Kosovës

5 përqind e veturave që qarkullojnë në rrugët e Kosovës janë të paregjistruara. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Agjencisë për Regjistrim Civil, Blerim Camaj.
Ai në tryezën “Veturat e paregjistruara dhe të pasiguruara si sfidë për anëtarësimin në sistemin e Kartonit të Gjelbër”, tha se numri i veturave të paregjistruara ka rënë në 20 mijë, nga mbi 200 mijë sa ishte para 15 muajsh.
“Deri tani kur po raportojmë automjete të regjistruara janë 408 mijë e 219 automjete. Të paregjistruara në dy vitet e fundit janë 20 mijë e 630 automjete. Do të thotë numri i automjeteve të paregjistruara ka rënë dukshëm. Pse? Sepse ne së bashku kemi bë pastrimin e databazës së ARC-së. Dhe vendosja e stikerëve dhe bashkëpunimi me Policinë ka ardhur te kjo shifër e automjeteve që rezulton në 5 për qind të totalit”, deklaroi ai.
Camaj po ashtu bëri të ditur se për katër muaj janë vënë gati 70 mijë stikerë për veturat e saporegjistruara.
Ai po ashtu tregoi se pronarët që kanë dy e më shumë vetura s’do t’u mundësohet regjistrimi i automjetit pa i regjistruar të tjerat që janë paregjistruar, ose do t’i duhet t’i çlajmërojë./21Media

Back to top button