Johnny Depp personi më i kërkuar në Google gjatë vitit 2022

Johnny Depp kryesoi listën e njerëzve më të kërkuar në Google për vitin 2022.
Aktori 59-vjeçar është numri 1 në listën e motorëve të kërkimit të njerëzve që “patën një rritje të madhe të trafikut gjatë një periudhe të qëndrueshme në 2022 në krahasim me 2021”, sipas Google.
Menjëherë pas Depp-it në numrin 2 është Will Smith , i ndjekur nga ish-bashkëshortja e Depp-it, Amber Heard , me të cilën ai u përfshi në një gjyq shumë të popullarizuar për shpifje gjatë verës.
Në top 5 renditen Antonio Brown dhe Kari Lake , ndërsa Chris Rock të cilin Smith, 54 vjeç, e goditi me shuplakë në fytyrë në skenë në Academy Awards në mars u shfaq në renditjen në vendin e 7-të./21Media

Back to top button