Johnson premton më shumë mbështetje për Ukrainën

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ka pasur një bisedë telefonike me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, shkruan BBC.
Në deklaratë thuhet se një pjesë e bisedës së tyre kishte në qendër situatën në Mariupol dhe se kryeministri britanik kishte shfrytëzuar rastin për të përshëndetur rezistencën ukrainase në qytet.
“Kryeministri e përditësoi Presidentin Zelensky për sanksionet e reja nga Mbretëria e Bashkuar që hynë në fuqi javën e kaluar dhe tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të sigurojë mjetet për Ukrainën për t’u mbrojtur, duke përfshirë automjetet e blinduara në ditët në vijim”, thuhet në deklaratë.

Detajet e bisedës telefonike vijnë në ditën kur u njoftua se Johnsonit i është ndaluar hyrja në Rusi për shkak të asaj që vendi konsideronte të ishte “qëndrimi armiqësor” i Mbretërisë së Bashkuar për luftën në Ukrainë./21Media

Back to top button