Johnson shpreson për përparim të shpejtë në eksportet e grurit

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson shpreson se mund të arrihet përparim në ditët e ardhshme në marrjen e dërgesave të grurit nga Ukraina.
“Johnson dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, folën të mërkurën në mbrëmje për “bllokadën e pafalshme të grurit” nga Rusia”, tha zëdhënësja dhe kryeministri përsëriti “mbështetje të palëkundur” të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën gjatë pushtimit rus.
Bllokada detare ruse ka imponuar një mbytje ekonomike në Ukrainë – një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të drithërave – si dhe kërcënon furnizimet me ushqim për disa nga vendet më të varfra në botë, transmeton rtv21.tv.
Turqia ka bërë përpjekje për të ndërmjetësuar një marrëveshje për të lejuar anijet të largohen të sigurta nga portet e Detit të Zi të Ukrainës.
Rusia ka pohuar më parë se faji për ngërçin aktual është i Ukrainës./21Media

Back to top button