Amber Heard mohon të jetë larguar nga Aquaman 2
Amber Heard i është përgjigjur pretendimeve se ajo është hequr nga roli 2 milionë dollarësh në Aquaman.
Just Jared raportoi se 36 vjeçarja e cila ka përfundur xhirimet në vazhdimin e filmit fantastiko-shkencor të 2018-ës, në të cilën luajti krahë Jason Moma, zyrtarisht u hoq nga Aquaman 2 – film që do të jepet premierë në dhjetor.
“Mulliri i thashethemeve vazhdon, ashtu siç ka qenë nga dita e parë, i pasaktë, i pandjeshëm”, ka thënë një burim pranë aktores.
Një peticion në internet për të hequr Heard-in nga vazhdimi I filmit filloi në fund të procedurave ligjore, ku fitoi mbi 4.6 milionë nënshkrime Brenda pak javësh.
E gjitha erdhi pas “dramës” së vazhdueshme të Heard në gjykatë, në përballje me ish-bashkëshortin e saj, Johnny Depp, gjyq të cilin e fitoi ky i fundit./21Media