Johnson thotë se Ukraina do të ngrihet përsëri

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të intensifikojë presionin ndaj Rusisë javë pas jave për të mbështetur Ukrainën.

“Së bashku me partnerët tanë, ne do të rrisim presionin ekonomik”, tha Johnson pas një vizite të papritur në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Tutje ai ka shtuar se nuk ka dyshim se Ukraina e pavarur e sovrane do të ngritet përsëri, falë heroizmit dhe guximit të popullit të saj./21Media

Back to top button