Johnson thotë se Ukraina duhet të jetë nikoqir i Eurovizionit 2023

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ka reaguar ndaj lajmeve se Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) bëri të ditur se Mbretëria e Bashkuar do të presë Festivalin e Këngës së Eurovizionit 2023 në Mbretërinë e Bashkuar pasi organizatorët e shfaqjes thanë se ngjarja nuk mund të mbahej në vendin fitues, Ukrainë.
“Ukrainasit fituan Eurovision Song Contest… ata e meritojnë ta kenë dhe unë besoj se mund ta kenë dhe besoj se duhet ta kenë,” thotë Johnson.
“Unë besoj se Kievi ose çdo qytet tjetër i sigurt ukrainas do të ishte një vend fantastik për ta pasur atë dhe shpresoj shumë që Unioni Evropian i Transmetuesve do ta pranojë këtë,” shton ai.
Kryeministri thotë se kryeqyteti ukrainas është “shumë më i gjallë” se sa ishte disa javë më parë, dhe me festivalin vjetor një vit larg, “do të jetë mirë në kohën kur të vijë. Atyre duhet t’u jepet një shans për të presë atë”./21Media

Back to top button