Sonte takohen Kosova e Norvegjia
Sonte, me fillim nga ora 19:00 takohen Kombëtarja e Kosovës në basketboll me atë të Norvegjisë.
Kjo ndeshje luhet në sallën ‘Minatori’ në Mitrovicë.
Tashmë, të tri kombëtaret si ajo e Danimarkës, Kosovës dhe Norvegjisë kanë nga një fitore e një humbje në Grupin C.
Dardanët kanë një fitore ndaj Danimarkës me rezultat 78:73 dhe një humbje nga Norvegjia me rezultat 86:77.
Motivimi është i madh në kampin e “Dardanëve” duke shpresuar në fitore dhe përkrahjen e tifozëve, siç i kanë mbështetur gjithmonë.
Ndeshja e sotme është e vlefshme për fazën parakualifikuese të Eurobasket 2025.
Lista e Kosovës: Arti Hajdari, Scott Bamforth, Valon Bunjaku, Meriton Ismaili, Erjon Kastrati, Mikaile Tmusiq, Dardan Berisha, Drilon Hajrizi, Samir Zekiqi, Muhamedali Janjeva, Fisnik Rugova dhe Gëzim Morina./21Media