Joseph: Pas takimit të 27 shkurtit, Kurti dhe Osmani të shkojnë në Kiev për të kërkuar njohje nga Ukraina

Analisti amerikan, Edward P. Joseph, u ka rekomanduar udhëheqësve të Kosovës që pas takimit të 27 shkurtit të shkojnë në Kiev për të kërkuar njohjen e Kosovës nga Ukraina.
Ai përmes një postimi në Twitter thotë se kjo do të përbënte një goditje për presidentin e Rusisë, ndërsa njohja nga Ukraina do të shërbente si përshpejtues për të marrë pesë njohjet nga shtetet e BE-së që ende s’e kanë njohur Kosovën.
“Kurti dhe Vuçiq do të shkojnë në Bruksel më 27.02 për një takim të madh për propozimin e SHBA-BE. Ndalesa e radhës për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin duhet të jetë në Kyiv për të diskutuar për njohjen e Kosovës nga Ukraina me Zelenskyn për t’i dhënë një goditje Putinit”, ka shkruar Joseph./21Media

Back to top button