Jurgen Klopp e ka analizuar humbjen e sotme ndaj Bournemouthit

Bournemouthi e mposhti si vendas sot Liverpoolin me rezultat minimal 1:0, ku golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Philip Billing.
Klopp u shpreh tejet i zhgënjyer me rezultatin e sotëm, dhe se Bournemouthi i meritoi tre pikët nga kjo përballje.
“Nuk ishte kurrë loja jonë. Ne nuk e shijuam sfidën për tu përballur me një skuadër kompakte dhe që mbrohet. Bournemouthi i meritoi tre pikët sot. Absolutisht tejet i zhgënjyer, absolutisht”, tha Klopp.
Kjo humbje e lë Liverpoolin jashtë Top 4 momentalisht, ku nëse fiton Tottenhami atëherë “Të Kuqtë” do të jenë gjashtë pikë larg vendit të katërt.

Back to top button