Rasti Dehari, Kica-Xhelili: Ky është terror mbi drejtësinë

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka deklaruar se është shokuese dhe terror serik mbi drejtësinë, pasi Instituti i Mjekësisë Ligjore njoftoi se mostrat e Astrit Deharit janë gjendur në frigorifer.
“Për çfarë shteti po flasim? Për çfarë drejtësie po flasim? Për çfarë hetime po flasim? Kjo nuk është shokuese. Kjo është terror! Terror serik mbi drejtësinë! Kjo gjendje veç normale nuk është. Tanimë Instituti i Mjekësisë Ligjore veç dëshmi e drejtësi s’mund të nxjerrë”, ka shkruar Kica-Xhelili në një postim në Facebook.
Tutje, deputetja ka shtuar se ministrat e drejtësisë nuk kanë kredibilitet as dikur e as sot.
Kica-Xhelili edhe më të keq e cilësoi rastin, kur janë përfshirë emocionet e një familjeje që ‘këtë dhimbje borxh askujt s’ia patën’.
“Këtë vend po e vrasin në mënyrë serike, pa dallim. Po e vrasin, po e përdhunojnë çdo dozë njerzillëku, e në fund s’po e lënë as të qaj. Emocione që janë përdorur e keqpërdorur. Përdoren e keqpërdoren. Ja pse kemi pasur nevojë për Veting gjithpërfshirës. Ja pse na janë prerë këmbët sot nga Komisioni i Venecias, sepse për padrejtësinë tonë pyetëm të tjerët, sepse nuk ishim kurrë të zot për veten”, ka shkruar Kica-Xhelili./21Media

Back to top button