Derbi mes Napolit dhe Atalantas, formacionet zyrtare

Lideri i Serie A, Napoli do të kërkojë sot vetëm fitoren në ndeshjen kundër Atalantas, e cila zhvillohet me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Napoli rikthehet nga humbja 1:0 si vendas kundër Lazios, kurse Atalanta në ndeshjen e fundit në Serie A barazoi pa gola me Udinesen.
Momentalisht, napolitanët okupojnë pozitën e liderit në kampionatin italian me 65 pikë të arkëtuara, krahas Atalantas që zë vendin e gjashtë në kuotën e 42 pikëve.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat pritet të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Napolin nuk do të paraqiten Lozano, Raspadori dhe Rui, kurse te Atalanta mungojnë Hateboer, Koopeiners dhe Muratore.
Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Napoli (4-3-3): Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Kim, Olivera; Anguissa, Lobotka, Zielinski; Politano, Osimhen, Kvaratskhelia.
Atalanta (3-4-1-2): Musso; Toloi, Scalvini, Dimsiti; Ruggeri, De Roon, Ederson, Maehle; Pasalic; Hojlund, Zapata.

Back to top button