Justin Bieber befason me performancë në Met Gala

Këngëtari kanadez, Justin Bieber performoi në mbrëmjen e madhe të Met Gala dhe e tëra doli të ishte befasuese.
27 vjeçari u shfaq i veshur në ‘Denim’ dhe performoi këngën “Baby”.

https://www.youtube.com/watch?v=L7gy3TjBHPw
Para se të performonte, ai parakaloi së bashku me bashkëshorten e tij Hailey Bieber.


Kujtojmë se, në vitin 2018, Hailey në mbrëmjen më të madhe të modës, Met Gala shkoi e shoqëruar me të dashurin e aso kohe, Shawn Mendes.
Gjithashtu, Justin dhe Hailey kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në vitin 2019.
Ndërsa, për herë të parë, çifti u njohën në vitin 2006, nga babai i Hailey. Si fillim, ata u bën miq, për të nisur më pas një lidhje në vititn 2016 e cila nuk është se zgjati shumë, por sot janë të martuar./21Media

Back to top button