Justin Bieberit i kthehet buzëqeshja pas paralizës
Justin Bieber ka zbuluar se ai ka rifituar lëvizshmërinë në fytyrën e tij pasi u diagnostikua me paralizë të pjesshme të fytyrës në qershor të vitit të kaluar.
“Prisni…” shkroi ai përpara se të vazhdonte të buzëqeshte në kamerë.
Ai zbuloi në qershor të vitit të kaluar diagnozën e tij me sindromën Ramsay Hunt disa ditë pasi ai anuloi turneun e tij të parë në Amerikën e Veriut ‘Justice’ për shkak të “sëmundjes”.
Në videot që ai postoi në rrjetet sociale, Bieber mund të shihet duke luftuar që të lëvizë sytë, buzëqeshur ose lëvizur hundën.
Bieber u rikthye në skenë në shtator për një seri shfaqjesh megjithëse të shkurtra. Pas tyre, këngëtari shkroi në rrjetet sociale: “Pas zbritjes nga skena më pushtoi rraskapitja dhe kuptova se duhet të bëj prioritet shëndetin tim tani. Kështu që për momentin do të bëj një pushim nga turneu. Do të jem mirë, por më duhet kohë për të pushuar dhe për t’u përmirësuar”.