Jusuf Azemi me kërkesë ndaj presidentes për mos dekretimin e Ligjit për Pagën Minimale

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Kosovës po kërkon nga Presidentja Vjosa Osmani që mos të dekretojë Ligjin e Pagës Minimale që u miratua në Kuvendin e Kosovës më 13 korrik 2023.

Kjo federatë i ka renditur arsyet ku ndër to vlerësohet se kjo pagë shpesh herë nuk e mbulon as punëtorin.

Pakënaqësi rreth Ligjit për Paga kanë shprehur edhe veteranët të cilët dje pas takimit me presidenten Osmani kanë thënë se nëse dekretohet paga minimale, do t’i bllokojnë deputetët./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

 

 

Back to top button