MSh bën thirrje për kujdes ndaj fëmijëve në temperatura të larta

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka bërë apel për kujdes të shtuar ndaj fëmijëve gjatë temperaturave të larta.

Msh bën thirrje që mos të ekspozohen në diell fëmijët 0-6 muajm, të u jepet  më shumë ujë të aplikohet krem kundër diellit.

Ndër tjerash ministria bën apel që fëmijët të mos dërgohen në park lodrash prej orës 10:00 – 17:00;

“KUJDESI NDAJ FËMIJËVE PËRGJATË TEMPERATURAVE TË LARTA

Mos i ekspozoni në diell fëmijët e moshës 0 – 6 muaj;

Përdorni kapelë me strehë të gjerë për të gjitha moshat;

Vishni me rroba të gjera dhe të lehta;

U jepni ujë rregullisht;

Pastroni rregullisht.

Kujdesi ndaj fëmijëve gjatë qëndrimit në pishinë/det

Aplikoni kremin kundër diellit çdo 2 – 3 orë, jo më pak se me faktor mbrojtës 20;

Në javën e parë të ekspozimit në diell përdorni produkte me faktor mbrojtës jo më pak se 50;

Mos i dërgoni në parkun e lodrave në intervalin kohor prej orës 10:00 – 17:00;

Fëmijët e vegjël duhet të mbikëqyren nga të rriturit , jo nga fëmijët më të mëdhenj sepse edhe ata janë të shtyrë për të luajtur dhe mund të shpërqendrohen lehtësisht.”, apelon Ministria.

Në anën tjetër, edhe IHMK ka paralajmëruar javë të nxehtë, temperaturat ditëvë në vijim do të shkojnë deri ne 37 gradë Celsius./21Media

Back to top button