Juventusi mposht edhe Udinesen

Juventusi ka regjistruar fitoren e tetë me radhë në Serie A, ku kjo është forma më e mirë e “Zonjës së Vjetër” që nga viti 2018.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Allianz”, Juventusi e ka mposhtu Udinesen me rezultat minimal 1:0.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi braziliani Danilo, i cili i siguroi pikët e plota Juventusit me golin e tij në minutën e 86’ të përballjes.
Me pikët e reja, Juventusi ngjitet tani në vendin e dytë në Serie A në kuotën e 37 pikëve, për dallim nga Udinese që zë vendin e tetë në tabelë me 25 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes, 1:0 në favor të Juventusit.

Back to top button