Juventusi mposhtet nga Sassuolo

 
Juventusi ka dalë humbës nga ballafaqim me Sassuolon në kuadër të javës së 10-të të Serie-A, ndeshje kjo e cila u zhvillua në stadiumin “Alianz Arena”.
Sassuolo kaloi në epërsi në fund të pjesës së parë kur Frattesi shënoi për 1-0, por “Zonja e Vjetër” e rihapi lojën me anë të McKenie i cili shënoi për 1-1 në minutën e 76’.
Kur po mendohej se ndeshja do të mbyllej me barazim, Lopez gjeti golin që ia siguroi tri pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij dhe ia shkaktoi Juventusit një humbje të hidhur.
Pas 10 ndeshjeve, Juventusi renditet në vendin e shtatë me 15 pikë, kurse Sassuolo në të nëntin me vetëm një pikë më pak.

Back to top button