Juventusi synon fitoren ndaj Spezias, ja formacionet zyrtare

Sot me fillim nga ora 18:00 stadiumi “Alberto Picco” do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Spezias dhe Juventusit, e vlefshme kjo për xhiron e 23 të Serie A.
Në xhiron e fundit të zhvilluar në kampionatin italian, Spezia barazoi 2:2 me Empolin, kurse Juventusi e mposhti 1:0 Fiorentinan.
Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë 10 pikë në tabelë, ku Spezia zë vendin e 17 me 19 pikë, krahas Juventusit që renditet në vendin e 11 me 29 pikë.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Spezian nuk do të paraqiten Bastoni, Esposito, Moutinho, Sala, Zoet, Zurkowski dhe Nzola, kurse te Juventusi mungojnë Bremer, Chiesa, Ihattaren, Kaio Jorge, Milik, Miretti, Peeters dhe Pogba.
Tanimë trajnerët kanë vendosur për titullarët, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Spezia (3-5-2): Dragowski; Nikolaou, Amian, Ampadu; Reca, Agudelo, Ekdal, Bourabia, Gyasi; Shomurodov, Verde
Juventus (3-5-2): Perin; Danilo, Rugani, Alex Sandro; Cuadrado, Paredes, Locatelli, Rabiot, Kostic; Kean, Vlahovic

Back to top button