Ka filluar raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut ka filluar të mbahet me fillim nga ora 7:00 e mëngjesit dhe do të zgjasë pa ndërprerje deri në orën 19:00.
Nëse votimi ndërpritet për më shumë se një orë, ai do të vazhdojë për aq kohë sa zgjati ndërprerja, por jo më shumë se tre orë.
Në orën 19:00 do të mbyllen qendrat e votimit. Votuesit e gjetur në qendrën e votimit lejohen të votojnë. Vendvotimi ku votojnë të gjithë qytetarët e regjistruar në fragmentin nga Lista e votuesve mund të mbyllet para orës 19:00, me pëlqimin paraprak nga KKZ -ja kompetente, por nuk fillon numërimin e votave para orës 19:00, shkruan Tv21.
Procesverbalet dhe materialin tjetër, Këshilli zgjedhor e dorëzon në Komisionin Komunal Zgjedhor, përkatësisht Komisionit Zgjedhor të Qytetit të Shkupit, brenda pesë orëve pas përfundimit të votimit. Materiali zgjedhor i dorëzohet KKZ -së nga kryetari i KZ -së i shoqëruar nga anëtarët e interesuar të KZ -së ose përfaqësuesit e paraqitësve të listave dhe përfaqësuesit e policisë, nëse është e nevojshme.
Votimi do të zhvillohet në gjithsej 44 komuna, ndërsa të drejtë vote në 2481 qendra votimi kanë 1.353.990 votues, shkruan TV21./21Media