Kapen duke luajtur bizhoz, 8 të arrestuar

Policia sot ka informuar se ka arrestuar 8 persona në fshatin Kosinë të Ferizajt, sepse janë zënë duke luajtur bizhoz.
Sipas policisë, personat e dyshuar, meshkuj kosovarë, (J.S 23 vjecar, A.I 25 vjecar, B.I 33 vejacar, A.T 28 vjecar , A.B 34 vjecar,M.R 51 vjecar,R.M 33 vjecar dhe S.M 38 vjecar), janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.
“Sot, në  orët e hershme të  mëgjesit  rreth orës  01:05, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion inteligjent, se në një  lokal në fshatin Kosinë të Ferizajt, dyshohet se disa persona janë duke zhvilluar aktivitet joligjorë, duke luajtur bixhoz. Njësitet reaguese dhe hetuesit e stacionit policor të Ferizajt, menjëherë  ju kanë përgjigjur këtij informacioni dhe kanë identifikuar lokalin e dyshuar,  ku aty kanë hasur tetë (8) persona duke luajtur bixhoz.”, është bërë e ditur në komunikatë.
Me këtë rast, policia ka marrë veprimet e duhura hetimore, duke bërë fotografimin si dëshmi materiale, të 405 qipave që konvertohen në shuma të caktuara të parave gjatë lojës, 7 palë  të letrave që janë përdorur për të luajtur bixhoz,  po ashtu, një fletore që të dyshuarit ishin duke e përdorur për të shënuar aktivitetin e tyre gjatë kësaj loje të paligjeshme, të cilat janë konfiskuar./21Media

Back to top button