Ka kryer vjedhje të rënda dhe ka malltretuar fëmijë, me fletëarrest kapet një 34 vjeçare

 

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, me fletëarrest të lëshuar nga Gjykata Penale në Shkup ka arritur ta kapë një 34-vjeçare, e cila kishte qenë dënuar me dy vjet e gjysmë burg.

34-vjeçarja ishte dënuar për shkak se ka kryer vepra penale si vjedhje e rëndë dhe malltretim të fëmijëve.

“Më 11 shkurt 2021, në ora 14:00 nëpunës policor të Njësitit për punë të brendshme në Gazi Babë, e kanë privuar nga jeta B.M.(34) nga Shkupi, sepse u kërkua me fletëarrest qendror nga Gjykata Penale – Shkup për vuajtjen e dënimit me burg, në kohëzgjatje prej dy vjet e gjashtë muaj për kryerjen e veprave penale “vjedhje e rëndë”, “Vjedhje” dhe “maltretim i fëmijëve të mitur”, thuhet në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21.

Nga atje shtojnë, se e dënuara është dërguar të vuajë dënimin në burgun e Idrizovës./21Media

Back to top button