Vonesa e pagës së janarit, një pjesë e minatorëve të Trepçës në grevë
Një pjesë e minatorëve të Trepçës janë futur në grevë. Kjo për shkak se nuk kanë marrë ende pagën e janarit ndonëse jemi në ditën e 12-të të muajit shkurt.
Hyrjen e tyre në grevë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Trepçës, Gani Osmani.
Ai ka thënë se dje ndërrimi i dytë nuk kanë punuar, 10 minatorë prej 45 të këtij ndërrimi kanë qëndruar brenda në shenjë greve. Sipas Osmanit ndrrimi i tretë nuk kanë punuar fare por as nuk kanë qëndruar brenda, kanë shkuar në shtëpi.
Kurse ai për portalin rtv21.tv ka konfirmuar se sot janë gjithësej 105 punëtorë në minierë të cilët janë duke mbajtur grevën.
Osmani po ashtu ka bërë të ditur se dje kryeshefi ekzekutiv të “Trepçës” Enes Muzaqi i cili ka kërkuar mirëkuptimin e punëtorëve që të presin të për paga deri në javën e ardhshme, megjithatë minatorët po vazhdojnë grevën./21Media