Ka mundësi që të arrijnë vaksina edhe në janar – thotë Zaev

 

Ka mundësi që Maqedonia e Veriut të marrë vaksina edhe para shkurtit, paralajmëroi sonte kryeministri Zoran Zaev. Sipas tij, të gjitha variantet janë të hapura. Ka paralajmërime edhe për vaksina nga Kina në janar, por kjo për momentin nuk është konfirmuar. Fillimisht pritet të shihen kushtet.

Në ditarin e televizionit Sitel, ku ishte mysafir, Zaevi tha se do të vaksinohet që të dërgojë porosi për qytetarët se vaksina është e sigurt.

“Kemi paralajmërime edhe me Kinën për rreth 200.000 vaksina për këtë muaj, por do të shohim se cilat janë kushtet. Kina ka pesë vaksina të cilat i kanë kaluar fazat dhe ato tashmë po shpërndahen jashtë Kinës dhe dy në fazën e testimit. Presim edhe nga BE-ja nga mekanizmi Kovaks, prej të cilave 100 milionë vaksina janë për Ballkanin Perëndimor”, theksoi kryeministri.

Zaevi për paralajmërimet dhe numrat e saktë të vaksinave të cilat do të arrijnë nga vendet evropiane dhe fqinjët tanë, si Austria, Polonia, Bullgaria, Greqia, tha se edhe ata kanë marrë dhjetë herë sasi më të vogla të sasive nga ato që janë paralajmëruar. Gjatë kësaj shfaqi shpresë se dinamika e prodhimit dhe dërgesës në periudhën e ardhshme do të jetë më adekuate nga ajo që është paralajmëruar më parë.

Kryeministri informoi se nga ministri i Shëndetësisë, ka marrë konfirmim se nga kompania “Fajzer” po arrijnë 5.850 vaksinat e para në shkurt, prej gjithsej 800.000 për sa janë marrë vesh, por edhe se ka mundësi që të regjistrohen vaksina nga kompanitë e regjistruara dhe të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë që të arrijnë edhe më herët.

Sipas tij, është me rëndësi që vaksinat të arrijnë me kohë.

“Gjithsesi se do të vaksinohem, por, pa i shkelur protokollet, të mos jem para punonjësve shëndetësorë, pensionistëve dhe të sëmurëve kronikë, unë do ta jap shembullin dhe do të vaksinohem që të dërgoj porosi se ajo është sigurt. Edhe tani e shfrytëzoj rastin që tu bëj thirrje të gjithë qytetarëve, se sipas ekspertëve botërorë ajo është në rregull dhe duhet ta marrim të gjithë, përveç për ato grupe për të cilat mjekët do ta përjashtojnë atë”, nënvizoi kryeministri duke shtuar se vaksinimi do të bëhet së pari te punonjësit shëndetësorë, pensionistët, të sëmurët kronikë, e pastaj te qytetarët tjerë.

Zaevi paralajmëroi edhe se shteti bashkë me punonjësit mediatikë do të zhvillojë strategji për fushatë publike e cila duhet ta ngritë vetëdijen te qytetarët për vaksinim masiv, shkruan TV21./21Media

Back to top button