Një person ka vdekur, ndërsa gjashtë kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte rreth orës 20:30, në rrugën Arllat-Malishevë.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona. Njëri nga personat e lënduar nuk ka arritë të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë.”, ka informuar ajo.

Sipas Ahmetit, personat e tjerë janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me hetimin e rastit po merren hetuesit rajonal të komunikacionit rrugor.

Në aksident kanë qenë të përfshira katër automjete./21Media