Kaçanik: E mitura gjendet e ngujuar në një banesë, dyshohet se u dhunua

Një vajzë e mitur ka raportuar se është mbyllur brenda në një banesë.

Policia ka njoftuar se ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë thyer derën e objektit dhe kanë liruar viktimën, transmeton rtv21.tv.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari që dyshohet se pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën e kishte mbyllur në banesë, thuhet në raportin 24 orësh.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “Dhunim dhe privim i kundërligjshëm i lirisë”./21Media

Back to top button