Kaçaniku: Një rrogë minimale prej 170 euro çka na mbetet neve në fund?

Kreu i Organizatës për Mbrojtjen e Konsumatorit, Selatin Kaçaniku në ”Click” të RTV21 ka komentuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Kaçaniku tha se kjo për qytetarët është e paberallueshme.
”Si ta ndajmë një rrogë minimale prej 170 euro, 20-30 euro në energji elektrike, 20 -30 euro në ilaqe, 20-30 euro në bukë dhe çka na mbetet neve në fund”, tha Kaçaniku.

Ndërkohë, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka miratuar dje vendosjen e bllokut tarifor në 800 kW.

Konsumatorët që shpenzojnë rrymë më shumë se 800 kilovat, tarifa për ta do të jetë 12 centë më e larta dhe 6 centë më e lira. Kryetari i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu ka njoftuar se bllok-tarifa për bizneset nuk do të ketë.
Ndryshe, Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike-KESCO sot ka dhënë shpjegime rreth tarifave të reja të miratuara nga bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji-ZRRE, për tarifat e reja të energjisë, që do të hyjnë në fuqi nga data 9 shkurt deri me 31 mars të vitit të ardhshëm.
KESCO ka bërë të ditur se për konsumin deri në 800 kWh nuk ka rritje. Pra, kjo vlen për të gjithë konsumatorët dhe të gjithë do të vazhdojnë të paguajnë njëjtë për 800 kWh e parë.
Bllok-tarifa që fillon nga shpenzimi mbi 800 kWh e tutje, sipas KESCO-s do të afektojë rreth 22% të konsumatorëve. Pra, për 78% të konsumatorëve nuk do të ketë fare rritje./21Media
Back to top button