Kadaj-Qunit: Pse mungesa e nënshkrimit tënd vonoi këtë hetim kaq të nevojshëm!
Kadaj tha se ka një pyetje për Anton Qunin
Për fjalimin e deputetit Anton Quni ka reaguar edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi e cila tha se fjalët e tij janë shumë të sakta.
“Për me na bindë Anton Quni se e ka seriozisht kritikën ndaj SHIK-ut është dashur ta japë nënshkrimin për hetim ndaj kësaj organizate. Lëvizja VETËVENDOSJE! ka 3 vjet që po e pret këtë nënshkrimin. Fjalët shumë të sakta, Anton Quni, por mungesa e nënshkrimit tënd vonoi këtë hetim kaq të nevojshëm! Pse?!” ka shkruar Kadaj në facebook./21Media