Kadetët e FSK-së përfunduan me sukses Patrullën “Triumfi Dardan 2023”

Kadetët e vitit të tretë dhe të katërt të Qendrës së Studimeve Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar me sukses patrullën “Triumfi Dardan 2023”.

Kjo patrullë e cila tashmë është ndër traditat më të çmuara të QSU-së, ka karakter garues në mes skuadrave.

“Gjatë kësaj patrulle kadetët sfidohen mjaft shumë në aspektin fizik, taktik dhe të udhëheqjes. Por, përvoja e mirë dhe mësimet e marra nga ky aktivitet janë të një rëndësie të veçantë për kadetët”, thuhet në njoftimin e QSU-së në Facebook.

“Qëndrueshmëria fizike dhe mentale, shpirti luftarak e puna ekipore janë esenciale në përfundimin e suksesshëm të Trimfit Dardan.

I përgëzojmë ‘Dardanët’ tanë për triumfin e tyre”, përfundon njoftimi.

Back to top button