​Ngjarjet e datës 4 nëntor

Banorët e rrugës “Qëndresa” afër “Mileniumit të tretë”, rruga për Butovc dhe rrugicat e saj, do të protestojnë kundër deponisë së dheut në lagjen Mat, Prishtinë. (Ora 09:00)

Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, paraqitet për herë të parë në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë. (Ora 10:00)

Shënohet 33-vjetori i themelimit të Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës. (Salla “Majlinda”, Klan Arena, Prishtinë, ora 11:30)

Ars Klub “Beqir Musliu” promovon librin “Dosja: Ideologjia serbe e gjenocidit – burime serbe dhe ndërkombëtare” i autorit Fadil Kajtazi. (Biblioteka e Qytetit Gjilan, ora 12:00)

Nën organizimin e Ministrisë së Ekonomisë, mbahet ceremonia e përurimit të tuneleve 6 dhe 7 dhe rihapja e linjës hekurudhore Hani i Elezit – Fushë Kosovë. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Hani i Elezit – rruga e Kotlinës, ora 13:00)

Federata e Boksit e Kosovës organizon turneun tradicional ndërkombëtar “Adem Jashari”. (Palestra e Sporteve “1 Tetori” Prishtinë, gjysmëfinalet, ora 16:00)

Back to top button