Kadetët e FSK-së realizojnë ushtrimin fushor “Kampi veror 20017”

Ushtrimi u përcjellën nga afër nga oficerë të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe këshilltarët ushtarak të NATO-s

Kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë realizuar ushtrimin fushor “Kampi veror 2017″ në Zhegoc të Gjilanit, që ka filluar operacionet e saj stërvitore nga 5 qershori.

Në planifikimin, organizimin si dhe ekzekutimin e ushtrimit fushor “Kampi veror 2017” ishin të përfshirë të gjithë kadetët e Forcës së Sigurisë të cilët studiojnë në Qendrën për Studime Universitare të cilët matin dhe vlerësojnë njohuritë dhe shkathtësitë e fituara si në aspektin individual po edhe në atë ekipor.

Operacionet e ushtrimit u përcjellën nga afër nga oficerë të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, këshilltarët ushtarak të NATO-s për MFSK/FSK, komandanti i Kampit Ushtarak Amerikan ,,Bondsteell’’, si dhe oficerë tjerë të FSK-së.

Zëvendësministri i FSK-së, Muhamet Latifi, tha se krejt ajo që është arritur përgjatë shkollimit në Qendrën Universitare të kadetëve tani është demonstrimi në praktikë dhe ai tha se e gëzon fakti që të gjithë kadetët i kanë kaluar të gjitha këto ushtrime me sukses.

“Sot ishim këtu për të parë ushtarët tanë, kadetët tanë, për të përcjellë në vend këtu ushtrimin që këto janë ushtrime të përhershme, por ju e dini që tani është viti i fundit i këtyre kadetëve dhe krejt ajo që është arritur përgjatë shkollimit në qendrën universitare të kadetëve tani është demonstrimi këtu në praktikë. E shihni që të gjitha testimet, të gjithë kadetët janë testuar janë vlerësuar një nga një të gjitha fushat, të gjitha ato mësime që i kanë arritur përgjatë këtyre viteve të shkollimit dhe nga gëzon fakti që të gjithë kadetët i kanë kaluar këto me sukses të shkëlqyer”, tha Latifi.

Latifi përgëzoi Qendrën Universitare për punën e shkëlqyer dhe profesionale. Po ashtu, ai tha se kontributi i asistencës së ushtrisë amerikane, Bondsteell-it është i padiskutueshëm dhe i pashmangshëm.

Ndërsa, Zëvendëskomandant i Forcave Tokësore, Gëzim Hazrolli, tha se ky është një prej ushtrimeve vjetore ku është një përmbyllje e të gjitha mundit që është bërë në përgatitjen e kadetëve.

“Siç u përmenden edhe më herët është një prej ushtrimeve vjetore, është një përmbyllje e të gjithë atij mundi që është bërë deri më tani në përgatitjen e kadetëve. Është mundësi që secili kadet të vlerësohet veç e veç në shumë fusha të trajnimit, por gjithsesi fusha më kryesore është lidershipi, marrja e vendimeve dhe demonstrimi i të gjitha atyre aftësive në terren. Secili kadet e ka për obligim që të arrij një nivel të arritshmerisë dhe kjo është një kriter që definitivisht i përgatit ose bënë me dije që ata janë të gatshëm të fillojnë të udhëheqin me trupat në të ardhmen”, tha ai.

Kadetët e FSK-së kanë filluar operacionet e tyre stërvitore për realizimin e ushtrimit fushor “Kampi veror 2017” nga 5 qershori.

Back to top button