Zbulohet nga erdhi zjarri në ndërtesën e Londrës

Zjarri masiv në ndërtesën 27 kateshe të Londrës që vrau së paku 6 persona, mund të jetë shkaktuar nga një frigorifer

Një i mbijetuar u thye në lot drejtpërdrejtë në televizion duke thënë se fqinji i tij në katin e katërt kishte pranuar se i kishte eksploduar frigoriferi, transmeton DailyMail.

Një tjetër banore Samira Lamrani tha: “Ai nuk mund ta besonte, ishte aq i befasuar se sa shpejtë zjarri u përhap. Mund ta dëgjoja duke thënë se ka kontaktuar emergjencën dhe se ata e kanë siguruar se gjithçka do të jetë në rregull pas një periudhe të shkurtër, por nuk ishte.”, shkruan rtv21.tv.

Në anën tjetër Brigada e Zjarrëfikësve të Londrës tha se është shumë herët që të konfirmohet shkaku./21Media

Back to top button