Kadiu: Takimi i ardhshëm në dialog, në fokus avancimin e zbatimit të Marrëveshjes

Takimi i ardhshëm në dialog në nivel kryenegociatorësh do të ketë në fokus diskutimet për avancimin e zbatimit të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit si dhe Aneksin Zbatues, Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

Kadiu ka thënë se Kosova u përgjigjet pozitivisht ftesave që kanë qëllim përqendrimin në rrugën përpara.

“Pas takimit të 5 marsit të javës së kaluar me emisarin Lajçak, zëvendëskryeministri Bislimi ka pranuar një ftesë nga ai, për takimin e radhës në kuadër të procesit të dialogut, në nivel kryenegociatorësh, për të martën e ardhshme. Ftesa potencon si fokus të agjendës së diskutimeve avancimin e zbatimit të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit si dhe Aneksin Zbatues. Kosova i përgjigjet pozitivisht ftesave të cilat kanë për qëllim përqëndrimin në rrugën përpara e zbatimin e marrëveshjeve në kuadër të procesit të dialogut, të cilat duhet të çojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe finalizimit të procesit. Qasja jonë konstruktive duhet të njihet me konstruktivitet e bashkëpunim dhe nga pala tjetër”, ka shkruar ai.

Back to top button