Kadri Veseli: Pesë pare si jap për Gjykatën Speciale

Replikë mes Kadri Veselit dhe Besa Gaxherrit

Kryetari të Kuvendit, Kadri Veseli në një debat në kuvend me deputeten, Besa Gaxherri,  ka thënë se nuk i jep pesë pare për Gjykatën Speciale. “Mos folni për njerëz të gjallë, folni për të vdekur. Madje edhe për një kohë të gjatë jemi këtu. As për Gjykatën Speciale pesë pare nuk i jepi”, ka thënë Veseli.

Ky pohim i Veselit ka ardhë pasi deputetja, Besa Gaxherri  ia ka përmendur Veselit tërheqjen e taksës 100%.

“Jeni njeri që nuk man në mend shumë . Ju personalisht keni dalë e keni thanë ju jeni ai që e kam kërkuar taksën 100 % e tash keni kërkuar me e hjekë atë”, ka thënë Gaxherri.

Ajo ka përmendur edhe shprehjen popullore “Vakti e Han kashtën” duke thënë se edhe Veseli është në atë moment.

Veseli i ka thënë Gaxherrit t’i gjejë një moment ku ai ka thënë se taksa duhet të hiqet në të kundërtën Veseli e ka sfiduar Gaxherrin t’i kërkoj falje në mbledhjen e ardhshme./21Media

Back to top button