Kadrijaj-Kurtit: Çka përmban marrëveshja e fshehtë me Vuçiqin?

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj thotë se Kurti ka bërë një marrëveshje me Vuçiqin për lirimin e Dejan Pantiqit në arrest shtëpiak. Ajo thotë se këtë e shpërfaq më së miri deklarata e përbashkët e Amerikës dhe BE-së.
Ajo përmes një postimi në “Facebook” tha se Kurti duhet t’u tregojë qytetarëve “pse i amnistoi kriminelët e veriut”.
“Deklarata e përbashkët e Amerikës dhe BE-së e shpërfaq më së miri mashtrimin e Kurtit dhe tentimin për ta fsheh dakordimin me Vuçiqin për lirimin e kriminelëve, si kusht per heqjen e barrikadave. Kryeministër, a kemi ne të drejtë me ditë cka përmban marrëveshja e fshehtë me Vuçiqin?? Tregoju qytetarëve pse i amnistove kriminelët e veriut”, ka shkruar Kadrijaj.
Edhe ish-kryenegociatorja e palës së Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po lëshon pe dhe njëkohësisht po bën kompromise me Serbinë./21Media

Back to top button