Kajtazi: VV do të dëmtohej nëse do të hynte në koalicion me LDK-në

Kajtazi ka thënë se Vetëvendosja duket se do të shkojë e vetme në zgjedhje

Gazetari, Vehbi Kajtazi në “Click” të RTV21 ka folur për koalicionet parazgjedhore të partive politike në vend, shkruan rtv21.tv

Kajtazi ka thënë se Vetëvendosja ka bërë mirë që nuk ka hyrë në koalicion me LDK-në pasi që këto parti dallojnë në programet e tyre, konceptin dhe orientimin.

Kajtazi po ashtu tha se VV do të dëmtohej nëse do të hynte në koalicion me LDK pasi që sa kohë ata kanë një lloj sulmi brenda përbrenda LDK-ë dhe shpesh më të fuqishëm se ndaj PDK-së./21Media

Back to top button