Kalimi i afatit të regjistrimit të automjeteve, vozitësit gjobiten me nga 200 euro

Njësia Mobile me Pajisje Inteligjente ka identifikuar shoferët duke drejtuar mjetet të pa regjistruara më tepër se 30 ditë, të njëjtit sipas ligjit të ri për rregullat e trafikut janë gjobitur me nga 200 euro si dhe mjetet u janë konfiskuar përkohësisht.

Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor i cili ka për qëllim rritjen e sigurisë rrugore, mbrojtjen e jetës, shëndetit dhe pronës së pjesëmarrësve në trafik, lehtësimin e zhvillimit normal të rrjedhës së trafikut si dhe mbrojtjen e ambientit ka hyrë në fuqi tri javë më parë.

Back to top button