Kaloni te përmbajtja kryesore

Kallas: Normalizimi i marrëdhënieve, mënyra e vetme për anëtarësimin e Kosovës e Serbisë në BE

Shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Kaja Kallas ka deklaruar se e mirëpret emërimin e Peter Sorensenit si emisar të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi.

Përmes një postimi në ”X”, Kallas ka thënë sse ”Na pret një punë e rëndësishme”.

“Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është mënyra e vetme për anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në BE”, ka shkruar ajo.

Kallas gjithashtu ka falënderuar edhe emisarin e deritashëm për dialogun Miroslav Lajçak, duke shtuar se “puna e bërë shërben si bazë për riangazhimin”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button