Kaloni te përmbajtja kryesore

Kallas pas sulmeve ruse në Ukrainë: Putini nuk ka interes për paqe

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas  ka thënë se sulmet e Rusisë gjatë natës ndaj Ukrainës tregojnë se Kremlini “nuk ka interes për paqen”.

Në një postim në X, Kallas shkruan: “Raketat ruse vazhdojnë të bien pa pushim mbi Ukrainën, duke sjellë më shumë vdekje dhe shkatërrim. Putini edhe një herë tregon se nuk ka interes për paqe”.

“Ne duhet të shtojmë mbështetjen tonë ushtarake – përndryshe, edhe më shumë civilë ukrainas do të paguajnë çmimin më të lartë”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button