Kallëzim penal për pesë persona për kontrabandë të 7.000 kilogramëve kanabis

Sektori për kontroll dhe hetime pranë Drejtorisë doganore të premten inicoi kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kundër një personi juridik dhe katër personave fizik për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale “prodhim të paautorizuar dhe lëshim në prodhim të drogave narkotike, substanca psikotrope dhe prekursorë” dhe “kontrabandë”.
Me 11 gusht në Njësinë doganore Gjevgjeli, gjatë kontrollit shtesë të importit është gjetur material i prerë ku pas testimit është konstatuar prania e një përbërësi psikoaktiv që hy në përbërjen e bimës së kanabisit.
Me zbulimin dhe parandalimin e tentativës për kontrabandë të këtyre mallrave, siç informoi sot Drejtoria doganore, është parandaluar edhe prodhim i paautorizuar dhe lëshim në prodhim të 7.000 kilogramëve lule kanabis, e cila në tregun ilegal të mjeteve narkotike do të kapte vlerën mbi 20 milionë euro, shkruan TV21./21Media

Back to top button