Kalon Kodi i ri Penal mundëson gjykimin e krimeve në mungesë

Komisioni për Integrime Evropiane ka votuar projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës te Kosovës për vitin 2019, si dhe plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës

Kryetarja e komisionit, Blerta Deliu, tha se projektligji mbi ndarjet buxhetore për vitin 2019, miratohet pas një numri të madh propozimesh për amendamente. Sa i përket projektligjit për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, Deliu tha se nuk janë në kundërshtim me direktivat evropiane dhe se si i tillë duhet që sa më shpejt të shkojë në Kuvend. Ndërsa theksoi se ky ligj ka për qëllim të rregullojë mënyrën e gjykimit të krimeve në mungesë.

Qeveria në mbledhjen e 15 janarit ka miratuar Kodin e Proceduarës Penale. Në hartimin e Kodit të Procedurës Penale janë marrë parasysh eliminimi i  mangësive, zbrazëtive dhe vështirësive të evidentuara gjatë zbatimit të Kodit aktual. Gjithashtu, Qeveria ka marrë vendimi për organizimin dhe funksionimin e strukturave institucionale për të dhëna të hapura, i cili ka për qëllim të ngrisë transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve publike. Hapja e të dhënave synon forcimin e qeverisjes së mirë dhe rritë besimin e qytetarëve në institucionet publike dhe përforcon detyrimin e Qeverisë për të respektuar sundimin e ligjit dhe siguron një bazë transparente dhe të përgjegjshme për të përmirësuar vendimmarrjen dhe për të rritur ofrimin e shërbimeve publike. Vendimi obligon të gjitha ministritë dhe agjencitë vartëse të Qeverisë që të hapin të dhënat e tyre në përputhje me interesin publik dhe t’i publikojnë ato në portalin kombëtar për të dhëna të hapura, pa ndonjë pengesë ose kosto administrative.

Back to top button