Kaluan ilegalisht kufirin, policia ndalon katër shtetas të Serbisë

Njësitë policore kanë ndaluar një automjet me targa të Serbisë në zonën kufitare Dobrosin-Stublinë, pasi katër shtetas serbë, dy meshkuj dhe dy femra, kishin kaluar ilegalisht kufirin në territorin e Kosovës.
Referuar raportit 24 orësh të policisë thuhet se pas ndalimit, policia ka njoftuar prokurorin e shtetit, ndërkaq rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.
Nuk dihen ende motivet e hyrjes ilegale në Kosovë, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?