Kamberi kërkon në parlament që të ndryshohet Kushtetuta e Serbisë

 

Deputeti shqiptar në paralmentin e Serbisë, Shaip Kamberi sot ka deklaruar se nuk ka dyshim që Kushtetuta e Serbisë do të duhet të ndryshohet. Ai ka theksuar se në procesin e ndryshimit të Kushtetutës duhet patjetër të sigurohen më shumë procese demokratike dhe dëgjim publik.

“Në këtë shtet ka kohë që pushteti nuk është publik as transparent, nuk është juridikisht i kufizuar dhe nuk është i përkushtuar për liri dhe barazi të qytetarëve. Në këtë shtet Kushteta është e rëndësishme vetëm si instrument i fuqisë shtetërore. Të gjithë e dijm që shpejtësia e procesit të bisedimeve me Bashkimin evropian varet nga shpejtësia e reformave dhe përshtatshmërisë me rregullat e BE-së, si dhe nga shpejtësia dhe aftësia për aplikimin e rregullave të përmendura.”, ka shkruar Kamberi në facebook.

Ai ka konsideruar që është e patjetërsueshme që të ndryshohet e gjithë Kushtetuta dhe jo vetëm pjesë të caktuara të sajë, sepse siç ka shtuar ai, ndryshimet e pjesëshme, duke e marr parasysh procedurën komplekse dhe periudhën kohore të nevojshme për të ndryshuar Kushtetutën, munden vetëm ta stërgjasin qëllimin strategjik përfundimtar – anëtarësimin e plotë të Serbisë në BE.

Ai ka theksuar se Serbia ka nevojë për regjionalizim dhe decentralizim për tu bërë shtet më i mirë për jetesë për gjithë qytetarët, sepse zhvillimi i pabarabartë regjional po krijon pabarazi dhe nxitë migrime masive në pjesët e ndryshme të vendit. Kamberi ka shtuar se teksti i Preambulës së Kushetutës është pengesë e çfarëdo iniciative për normalizim të raporteve me Kosovën.

Deputeti shqiptar ka kërkuar që të ndryshohet neni 1 i Kushtetutës i cili Republikën e Serbisë, i cili sipas tij, në radhë të parë, e definon si “shtet të serbëve” është problematik nga aspekti i pakicave, neni 1.5. Partitë politike, neni 10 Gjuha dhe shkrimi, neni 12. Autonomia Krahinore dhe lokale dhe neni 16 – Mardhëniet ndërkombëtare./21Media

Back to top button