Kamberi- Kurtit: Faleminderit!

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi falënderoi kryeministrine Kosovës, Albin Kurtin për siç ka thënë ai mbështetjen që po i bën Luginës së Preshevës.
Ai këto deklarata i bëri pas takimit me Kurtin.
“Me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për ta falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme publike që i ka dhënë këmbëngulësisë tonë për përfaqësim dhe për përkrahjen konkrete që po i jep Luginës së Preshevës. Koordinimi dhe bashkërendimi i politikave është me rëndësi vitale për Luginën e Preshevës. Faleminderit, Kryeministër “, shkroi Kamberi në Facebook.
Në zgjedhjet e përsëritura në Tërnoc, Shaip Kamberi ka arritur votat e nevojshme që të bëhet deputet në Parlamentin e Serbisë./21Media

Back to top button