SHBA-ja paralajmëron për një kërcënim të mundshëm sigurie në Durrës

Ambasada amerikane në Shqipëri ka ngritur alarm për një kërcënim të mundshëm për “Samitin botëror Irani i Lirë” që do të mbahet afër Durrësit.
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është në dijeni të një kërcënimi të mundshëm i cili ka në shënjestër takimin botëror të nivelit të lartë të Iranit të lirë, që do të mbahet pranë Durrësit nga 23 deri më 24 korrik”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Me anë të këtij samiti udhëzohen qytetarët amerikanë që të shmangin këtë ngjarje.
Samiti organizohet të shtunën dhe të dielen nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) dhe Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK), të dy grupe që avokojnë përmbysjen e Qeverisë së Iranit.
Në Shqipëri, në Durrës prej vitit 2016 strehohen rreth 3.000 anëtarë të organizatës MEK./21Media

Back to top button