Kamberi: Lëvizja e lirë, sidomos e qytetarëve të Kosovës, po merr kuptim

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka përshëndetur marrëveshjen e sotme për dokumentet identifikuese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka theksuar se lëvizja e lirë, sidomos e qytetarëve të Kosovës, po merr kuptim.
“Marrëveshjet si këto janë të mirëseardhura edhe për qytetarët e Luginës së Preshevës.”, ka shkruar Kamberi në Facebook.
Ndryshe, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, sot ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja për dokumentet identifikuese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Borrell ka potencuar se Serbët e Kosovës, si dhe të gjithë qytetarët e tjerë, do të mund të udhëtojnë lirshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke përdorur letërnjoftimet e tyre./21Media
 

Back to top button