Kamberi thotë se Serbia nuk do të jetë më demokratike

Ish-deputeti shqiptar në Parlamentin serb, Shaip Kamberi, ka thënë se Serbia e pas 3 prillit nuk do të jetë më demokratike dhe aq më pak evropiane.
Sipas tij, ajo do t’i thellojë pabarazitë dhe padrejtësitë politike, kombëtare dhe ekonomike.
“Prandaj duhen deputete dhe deputet të duhur nga Lugina e Preshevës. Këtë e kuptojnë më së miri qytetarët. Këtë e kishte kuptuar Bilaçi dhe Samolica. Mbrëmë, me Salihun, Rexhijen, Ahmetin, Adnanin, Shpëtimin etj., dëgjuam pikëpamjet dhe nevojat e tyre. Si kandidatë të sotëm të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës do të jemi nesër përfaqësues të tyre jo vetëm në seancat e parlamentit, por edhe në aktualitetin e jetës së përditshme. Vazhdojmë bashkë”, ka shkruar Kamberi në Facebook/21Media

Back to top button