U inspirua nga Ulqini, Petrovci dëshiron që sa më shpejt ta luajë atje shfaqjen “Muslimani”

Aktori Enver Petrovci sot në emisionin “Për ditë të mbarë” të RTV21 foli për tragjikomedinë “Muslimani”.
Ai tha se për “Muslimanin” u inspirua në Ulqin dhe shtoi se ka dëshirë që sa më shpejt ta luajë atje shfaqjen.

Tragjikomedia “Muslimani”, me tekst dhe regji të Enver Petrovcit, nga 21 marsi ka filluar të shfaqet në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Në këtë shfaqje, e cila prek temen e martesave ndërmjet besimit të ndryshëm, krah artistit Enver Petrovci luan Vlora Nikçi. Aktorja për rtv21.tv ka deklaruar se rrugëtimi i kësaj shfaqjeje dhe krijimi i saj për të do të mbesin përvojë e fuqishme artistike. Nikçi ka theksuar se Petrovci ia ka bërë punën më të lehtë në shfaqje./21Media

Back to top button