Kamberi: Trembëdhjetë vjet që Serbia mbanë para së gjithash veten peng

 

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka thënë se Serbia për trehmbëdhjetë vjet rresht po  e mban veten peng.

“Kjo fjali e famshme e Gjeneralit De Gaulle në Algjer, më​ 4 qershor 1958,​ mungon ende sot nga pushtetarët në Beograd, në këtë trembëdhjetëvjetor të pavarësisë së Republikës së Kosovës.Trembëdhjetë vjet që Serbia mbanë para së gjithash veten peng, nga mospranimi i realitetit të sotëm dhe nga mosballafaqimi me të kaluarën e saj. ​“, ka shkruar Kamberi në Facebook, ku edhe ka uruar pavarësinë e Kosovës.

Kamberi jo rrallë herë ka ngriur zërin në Parlamentin e Serbisë, sa i përket cështjes së shqiptarëve./21Media

Back to top button